Procesi i ndarjes së banesave sociale për familjet e pastreha në Tiranë është bllokuar. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, tha dje se nuk ka një datë të mbledhjes së radhës së Këshillit Bashkiak, dhe ka shumë gjasë që Këshilli të mos mblidhet para zgjedhjeve të 21 qershorit. Kjo do të thotë se mijëra familje të pastreha në Tiranë, madje edhe ato të cilave u është miratuar emri dhe plotësojnë kriteret do të duhet të presin edhe disa muaj për një banesë apo kredi të butë nga bashkia. E nëse mbledhja e Këshillit Bashkiak nuk zhvillohet para zgjedhjeve të radhës, atëherë mund të jetë diku nga shtatori apo tetori, deri kur të bëhet konstituimi i bashkisë së re dhe këshillit të ri bashkiak.
Numri i të pastrehëve
Sipas statistikave nga Enti Kombëtar i Banesave në të gjithë vendin janë 17 mijë familje të pastreha, që janë regjistruar pranë pushtetit vendor, ndërkohë që 7 mijë prej tyre janë vetëm në Tiranë. Nga ana tjetër një numër i madh apartamentesh janë përfunduar, dhe janë gati për t’u ndarë, por problemet politike dhe angazhimi me zgjedhjet po penalizojnë pa të drejtë qytetarët. Sipas Bashkisë së Tiranës,së fundmi nga 500 emra që kanë aplikuar për banesat me qira të butë deri më tani, vetëm 210 prej tyre plotësojnë kriteret e kërkuara, ndërkohë që janë në pritje të një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak.
Bashkia e Tiranës
“Ka një listë shtesë me rreth 30 aplikantë të tjerë që kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë konformë manualit përkatës, por nuk ka ende një mbledhje të radhës të Këshillit Bashkiak. Shpresoj që kjo të mos ngelet peng e politikës konfliktuale, sikurse kanë mbetur peng shumica tërësore e gjithë projekteve të rëndësishme. Sa më shumë i afrohemi fushatës, aq më e vështirë bëhet mbledhja sepse ka kufizime nga Kodi Zgjedhor”, deklaroi dje në media nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo.
Shtyrja e mbledhjes
Sipas nënkryetarit Bozdo, lista e parë me 180 emra duhej të ishte miratuar që në mbledhjen e kaluar të këshillit, por sipas tij, ajo u bllokua qëllimisht. “Bashkia e ka plotësuar detyrimin e saj me dërgimin para një muaji të një liste me 180 familjet e para, që plotësonin kriteret për të përfituar. Por, ashtu sikurse shumë projekte të tjera të bashkisë, këshilli vendosi të mos e pranonte në mbledhjen përkatëse me arsyetimin absurd se ka aplikime të tjera që duheshin marrë në konsideratë. Fatkeqësisht po luhet politikisht me shtresën më të varfër dhe më në nevojë të Tiranës”, nënvizon Bozdo.
Apartamentet
Janë gati 384 apartamente që qëndrojnë bosh dhe të mbyllura në Shkozë, pranë ish-uzinës së autotraktorëve, ndërkohë që lista e të pastrehëve në Tiranë është shumë e gjatë. Këto banesa nisën të ndërtohen që në kohën kur Bashkia e Tiranës drejtohej nga Edi Rama, por Bozdo tha se u morën në dorëzim vetëm para një viti për shkak se kompania që i ndërtoi nuk i kishte përfunduar dhe kishte probleme me energjinë dhe ujin e pijshëm. E ndërsa blloku i pallateve është në pritje të banorëve, zona pranë tyre është shndërruar në vendgrumbullim të mbeturinave.
Ore juve plerat e PD+SHQUP-it qe mbani peng popullin e Tirones+bashkine po pse genjeni o qenie te peshtira,po vrasesin e 21-janarit fshataromalokun agim llupo pse e kini paisur me banesa sociale,kerma bozdo njeri pa identitet harom ju qofte more plera kini 25-vjet qe beni meskinin,,TURP….
Po shoku Toni!! fajin gjithnje e ka SALIU.Megjithate dhe kopeja e ujqerve te PS qe i prin
ALDRIN DALIPI nuk vene fare ne mbledhjet e keshillit bashkiak,apo jo??
Foli ujqerve te tu nje here!!!!!!
Piktori se ka mendjen të merret me problemet reale të popullit, po di vetëm të filozofojë, zoti piktor, si rilindas mavi që je jepu apartamentet hallexhinjve, dhe jo ti fusësh në burg për dritat, meru të pasurve që kanë 25vjet që po e vjedhin dhe po rrjepin popullin fukara , dhe jepu atyre që me të vërtetë janë bisognosë , bëhu si Robin Hood po je burrë, ose në kundërt mos u mundo tu mbushësh mendjen njerëzve me teoritë e tua.
Tirana ka qene gjithmone problem me strehimin, nje problem, qe vete e kemi patur ne kurriz, ku ne fund, mezi perfunduam me 2+1 kater kurora, ne kete apartament.
Megjithe kerkesat qe benim, per nje hyrje, te pakten te liroheshim, lagja e atehershme, smerrte parasysh, hallin e njerezve te thjeshte.
vijme ne Tiranen e sotme, a jane te gjithe keta te pastrehe, qytetare te Tiranes, apo ka shume prej tyre, qe jane te ardhur nga vende te ndryshme.
Perparesi duhet ti jepet te pastreheve, qe jane banore te Tiranes, se para viteve 90-te, ata qe erdhen mbas 90-tes, duhet te blejne shtepi ose te kthehen ne shtepite e tyre, ku kane jetuar para 90-tes.
ENNNO BOZDO:-Ne pamje te pare te jep pershtypjen e ‘njeriut te zene KAPS’! Megjithese shterngohesh, nuk shkarkohesh dot. T’a qaj hallin:-Ne 3 nga keto 4 vjet perfaqeson Kryetar LULUSHIN, qe shpreson te behet K/Minister!!! Lufto deri ne 21 Qershor te behesh Kryetar!!!
Jamnje nga ata te pastrehet qe qeveria kuislinge e montuar me mjeshteri nga ata qe Ne ne fillim na dukeshin UFO ,na nxorri nga shtepite ku ishin prone per tua dhene pales qe pretendonte se ishte pronare e saj!Dhe mire u be por ne fakt ç’fare ndodhi.Me daljen e ligjit per privatizimin e banesave “ish pronaret” privatizuan dy pale prona ate ku banonin dhe kerkuan e morren pronen qe ua kishte marre shteti!te babezitur per te rembyer ç’ka mundesh qeverite e pas 92 iu versulen vilave e banesave qe sherbenin per ishnomenklaturen e kuqe ku me nje udhezim te veçnte iu dhane nomenlatures blu!Kjo e pa pare per nje rregjim demokratik!Asnjeane e politikes nuk u morr me me kete shtrese qe pavareisht se ishte me kontrate qirdhenese tek Shteti nuk iu njoh e drejta per tu bere pronare e per tu futur si e gjithe shoqeria ne ekonomine e tregut!Qeverite e njepasnjeshme nga 1992 e deri me sot te babezitur per tu bere kush e kush me me shume prona e degraduan kete akut social deri sa e kthyen ne konflikt midis ishpronareve e te strehuarve nga shteti ne kohen e monizmit deri sa pa dyshim prioritet kishte rruga qe simulohej nga banditet e ardhur ne pushtet.Si PD dhe PS jane fajtore per kete shtrese qe akoma nuk u eshte zgjidhur problemi madhor i tyre por ne çdo rotacion te qeverisjes vendore ia kalojne njera tjetere per kredo politike e akoma nuk i ndajne .Eshte e vertet qe qe ne kohen e Edi Rames si kryetar i koperative ne Tirane nuk denjoi ti ndante eto apartamente pavaresisht se ato kishin perfunduar si karabina!Sot shikojme qe ndan tapi atyre qe ndertuan ku deshen e si deshen pa leje e krenohet e i teston se sa kohe kane pritur e per Ne qe eshte ne dijeni as qe kujtohet fare .Tani kane kaluar ne kredi te buta ku futet ne nje liste si i njomi dhe i thati si atij qe i eshte marre banesa nga sistemi demografik edhe atij qe sapo a ardhur per te jetuar ne Tirane!E pakonceptueshme por eshte realitet e ka ardhur koha qe familjet e mbetura pa strehe fale shtetit rrumpalle demografik ti dejtohen gjyqeve nderkombetare per te marre te drejten e pronesise si nje e drejte e patjetersueshme ne sistemin kapitalist !Uroje qe kjo lajthitje te mos vazhdoje por te rishikohen listat e tu jepen njerezve qe u takojne ne radhe te para e pasketaj atyre qe garantojne voten per ç’do force politike qe kerkon qeverisjen vendore!
Ne qofte se mendon se drejtesia nderkombtare do te njeh ty ‘pronare’sepse grabitet pronen e ishpronareve,te them sheh ander!
O ju plehrat e PPSh + plehrat e rinje te PS qe po mbani peng jo vetem banort e Tiranes po e gjith Shqipers po pse po genjeni o qendje te peshtira,nuk dorzoni labomalokun Edi Rama.Po keni 71vjen qe nuk l ‘ate gja pabere kti populli.TURP PER JU E TURP PER ATA QE U PERKRAHIN.
mark uk i mjeri ti a nuk e kupton sesa rende je totalisht ne KONFUZION mental .
Or gomari qorr mark uku:
Kush e ka bashkine e Tiranes? Apo edhe lulka juaj eshte socialist?
Jeni shume te paftyre ju the Shqupit!
Po ju plehrat e Pd me tropojanin ne krye qe i nxorri nerzit nga shpiat dhe ju tha qe shpiat sociale jan gati per kto familjet,i la ne rruge dhe te vdesin neper lulishte,mashtrusit,Luli&berish,e ai merhumi tjeter qe hiku per lesh,Olldelja!!
ju beni detyren qe rrini ne rruge sa ju paguajn
Lulushka ose njeriu qe qesh I ka mbaruar te gjitha hallet dhe problemet e qytetareve si ka mundesi qe I ka mbetur dhe ky problem pa u zgjidhur, pika qe nuk I bihe mashtruesi qe I la njerzit perjashta dhe pallatet po prishen.
fakti qe keto banesa qe i moren ata qe i kane patur ne zotrim para socializmit jane bosh akoma sot tregon qe ata qe pretenduan nuk kishin nevoje per to.E kunderta ndodhi me te tjeret qe dolen ne rruge duke qene qytetare si gjithe te tjeret dhe jo xhelate te sigurimit sic ia vuri dikush etiketen sepse keshtu i interesonte.Nderkohe qe keto ish pronare te ketyre banesave kurre nuk kane qene te pastrehe sepse kane banuar ne apartamente te ndertuara ne soc ku kane patur kontribut te gjithe por qe keto vampire i blene me 20 mije lek te vjetra te tjeret u flaken ne rruge si ne kohen e ligjeve naziste antisemitike.Urgjentisht kjo qeveri duhet te riparoje kete krim te pashembullt te ndodhur bash ne kete te quajtur demokraci anarshi e rebelave pa komb fe familje flamur…ti detyroje me ligj te leshojne banesat e socializmit athere kjo padrejtesi riparohet perndryshe mallkimi do tju ndjeke brez pas brezi o vampire punisto fashiste !
Mark uke-qeni ,jepi shtepi LLupos,jepu grada gardisteve vrases,jepu shperblime per trimrin e aktit vrasjes,llapaqenave te P.D-se.Ti je ujke i dale nga qeni ,as ujke ase qene,pra zagar.
Per sqarim komentuesit me pseudonimin “lol”!N nga anet tona kemi nje shprehje “MOS U BEJ LOLO”!Sa per dijeni une nuk kam rrembyer asnje prone or rrush por para 90 te gjithe apartamentet e banimit ishin nen pronesi shteterore e une se bashku me qindra familje ne Tirane e me gjere Ishim banues ne keto banesa shteterore .Neve na u privua e drejta per tu bere pronare o “lolo” se me duket siç ke pseudonimin do jesh vertet.Se fundemi nuk te ve faj se ose ke indur pas 90 ,ose fale bote se internetit te eshte dhene mundesia qe te shtypesh edhe Ti tastieren or rrush i voge!