Një person është plagosur rëndë mesditën e djeshme në kryeqytet, pasi ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku një motor ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me gardhin rrethues ka goditur edhe një automjet. Për pasojë drejtuesi i motorit me targë AH007, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.