Policia e kryeqyetit ka ndaluar sot në flagrancë 4 shpërndarës droge, që vepronin në zonën e Unazës së Re, rrugës “Irfan Tomini” dhe Fushës së Aviacionit.
Në një operacion të koduar “START 2”, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë, Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç, Albi Luca, 27 vjeç dhe Rubin Përzhita, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin ngritur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të tipit, heroinë, kokainë dhe kanabis.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pas një hetimi disa mujor dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
- Një automjet tip Mitsubishi me targa AA 260 IN 2. Një motor tip “Papaq” pa targa.
- 2 bicikleta.
- Shuma prej 20.000 lekësh të reja , 100 euro.
- Sasia prej 11.6 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në 27 porcione.
- Sasia prej 2.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë e ndarë në 11 porcione.
- Sasia prej 30 gramë lëndë narkotike e dyshuar si canabsi sativa e ndarë në 15 porcione.
- Fara bime kanabis sativa , gjithsej 120 kokra (fara).
- 20 karta sim të kompanive celulare të ndryshme dhe 11 aparate celulare të markave të ndryshme.
Aktualisht materialet i janë dërguar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim.
Si gjithnje keta shperndares droge do te dalin te pafajshem nga Gjykata.