Një 39-vjeçar i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge është arrestuar nga policia e Tiranës paraditen e sotme. Filip Gjeloshi u vu në pranga nga forcat RENEA në rrugën ‘Siri Kodra’ në kryeqytet. Gjeloshi është arrestuar më parë për vepra të ndryshme kriminale, ndërkohë mësohet se i ka shpëtuar edhe një atentati në shkurt 2011. Arrestimi i Filip Gjeloshit për llogari të shteteve të BE, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. Gjeloshi, i njohur ndryshe si i forti i Tropojës dyshohet edhe për kryerjen e një vrasjeje shumë vite më parë në fshatin e tij të lindjes, Lekbibaj, por kjo akuzë nuk është mundur të provohet.