Telefonon në sallën operative të Komisariatit Kamëz dhe bën denoncim të rremë për grabitje me dhunë, por rezulton një alarm fals dhe merret nën akuzë. Policia e kryeqytetit njoftoi dje se la pas shoqërimit për hetim në gjendje të lirë të dyshuarin Saimir F., 29 vjeç, i cili dy ditë më parë ka marrë në telefon në numrin 129-të, duke dhënë njoftim të rremë, mbi një vjedhje me dhunë në Kamëz. Akuza që rëndon ndaj tij është “njoftimi i rremë në organet e rendit”.