Policia ka marrë në mbrojtje 5 persona që denoncuan dhunën në familje. R. H., 28 vjeçe, akuzoi bashkëshortin Armand H., 35 vjeç, për keqtrajtim, kurse D. K., 57 vjeç, denoncoi të birin Blendi K., 34 vjeç, se e rreh vazhdimisht. Në mbrojtje u mor edhe A. Gj., 32 vjeçe, sepse bashkëshorti Ndrek Gj., 32 vjeç, e dhunon dhe kërcënon. Të njëjtin pretendim ka pasur edhe T. Gj., 36 vjeçe, pasi burri Eduart Gj., 44 vjeç e dhunon, kurse S. G., 28 vjeçe, akuzoi vjehrrin Z. R., 63 vjeç, për keqtrajtim.