Një ish-boksier është ekzekutuar në mesnatë nga persona ende të paidentifikuar, që i kishin zënë pritë në hyrje të pallatit të tij. Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Viktima është Adrian Levanti, 35 vjeç, ish-boksier që punonte si truprojë.
Vrasja mësohet se ka ndodhur në katin e shtatë të një pallati. Vetë Levanti banonte në katin e dytë të të njëjtit pallat, por është detyruar të ngjitej në katin e sipërm pasi po ndiqej nga autorët.
Policia ka ngritur pistat e para të kësaj ngjarje të rëndë, duke hedhur dyshime se ajo ka ndodhur për motive hakmarrjeje. Kjo pasi para disa ditësh vëllai i viktimës ka plagosur një person. Ngjarja ka tmerruar banorët e pallatit, një pjesë e të cilëve kanë dalë jashtë të alarmuar.
Policia ka shoqëruar dhjetëra dëshmitarë dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen