“Facebook” ka çuar në pranga një të ri i cili mbante poshtë jastëkut një armë pa leje me të cilën qëllonte në ajër gjatë natës duke tmerruar banorët e lagjes. Fatos Allushi është arrestuar nga forcat e policisë të Komisariatit nr. 4 në kryeqytet, pas një operacioni të zhvilluar gjatë natës në banesën e tij në Shish-Tufinë. Kanë qenë miqtë e Allushit ata të cilët zbuluan se ai mbante armë dhe qëllonte në lagje, ndërsa policia e zbuloi armën nën jastëk pas kontrollit në banesë.