Një makinë ka marrë flakë ditën e djeshme në zonën e Laprakës në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Automjeti ka qenë në lëvizje në momentin që ka marrë flakë, ndërsa drejtuesi i saj N. Ndrecaj ka mundur të dalë menjëherë nga makina duke u shpëtuar flakëve. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për të zbardhur rrethanat. Nga hetimet e kryera rezulton se ngjarja është aksidentale, pasi flakët e zjarrit janë shkaktuar si pasojë e një defekti në makinë.