Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur paraditen e sotme në fshatin Pashkashesh të komunës Bërxullë në Tiranë. Kadri Hasa, 52 vjeç, është gjetur pa jetë në një kabinë elektrike të fshatit. Policia ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e tij. Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.