Një pako me eksploziv brenda një pusete uji u zbulua në Farkë dy ditë më parë, kurse një taksist denoncoi grabitjen e tij nga dy persona të panjohur orët e vona të së dielës në Kashar. Burime zyrtare të policisë thanë se eksplozivi tritol në sasi të vogël u gjet brenda një qeseje, bashkë me fitilin zjarrpërcjellës, i hedhur në pusetë, ndërsa mbeten mister autorët dhe qëllimet. Kurse M. O., 62 vjeç, taksist nga Durrësi denoncoi se i kanë grabitur me dhunë mjetin “Benz Mercedes 200”.
Keta jane forcat qe puneson Kuliqi!!!!!!