Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masën e sigurisë me “detyrim paraqitje”, për pesë nga shoferët që kishin konsumuar pije alkoolike, dhe që u arrestuan në fundin e javës së shkuar në Tiranë. Gjatë vlerësimit të masës së sigurisë, gjykata dha këtë vendim për shkak se vetë Prokuroria kërkoi të tillë masë. Aksioni policor i nisur me urdhër të Ministrisë së Brendshme për të arrestuar të gjithë drejtuesit e automjeteve, që kanë përdorur pije alkoolike, apo pa patentë, duket se ka hasur problemet e para gjatë bashkëpunimit midis organeve, për të dalë në rezultatin konkret për të cilin nisi. Arsyeja ka qenë burgosja e të gjithë drejtuesve të dehur, por Prokuroria ka zbutur qëndrimet e saj në lidhje me këta drejtues, duke kërkuar një masë më të butë. Por, ndërsa Prokuroria e Tiranës ka vendosur të zbusë qëndrimet ndaj aksionit policor, pritet se ç’do të vendosin Prokuroritë në rrethe. Në rang vendi, policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar rreth 50 persona, të cilët në ditët në vazhdim do t’i dërgohen gjykatave.
SI duket,kur jane pyetur nga prokurori ,nuk vinin era raki dhe prokurori eshte lekunddur. Meqense do te paraqiten ne dite te tjera, do te shikohen ,po erhen era raki do denohen pasi veteteohet plotesisht qe kan e pire ,e kunderta shkoni ne shtepi e mos pini shume!