Policia e kryeqytetit goditi një grup që ishte kthyer në problem për shkak të serisë së vjedhjeve. Gjatë operacionit të koduar “Ish-Parku”, u arrestuan të dyshuarit Arnold Pinari, 19 vjeç dhe Denis Gjoka, 19 vjeç, të dy banues në Tiranë. Kapja e tyre u bë teksa po plaçkitnin një farmaci në rrugën “Naim Frashëri”. Si prova materiale u sekuestruan kriko makine për të hapur qepenat e dyqaneve, kaçavida, çelës dhe sende të tjera. Të dyshuarit akuzohen edhe për të paktën 10 vjedhje të tjera.