Grabitet me dhunë një furrë buke në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën “Irfan Tomini”, Tiranë. Sipas policisë, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës i ka marrë punonjësit të bukës, shtetasit B.B., 45 vjeç, shumën prej 12200 lekësh.
Ai e ka kanosur shitësin duke i thënë :-“Më jep paratë ose do të të vras!”. Prej frikës 45-vjeçari, i ka dhënë të gjitha paratë e ndodhura në arkë. Pa kësaj, grabitës është larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Prap ne drejtim te pa ditur me siguri.
Shkoni e vidhni ate qe fshijne djerset me 500 euro!