Drejtuesi i një mjeti denoncoi në komisariat se një person ende i paidentifikuar e ka grabitur me dhunë duke i marrë 800 mijë lekët që kishte me vete. Burime zyrtare thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen “Allias”, kurse denoncimi u bë nga S. H., 43 vjeç. Gjithashtu i dëmtuari ka dëshmuar se autori, pasi e ka kërcënuar brenda në makinë, është zhdukur bashkë me paratë. Policia po heton ngjarjen për veprën penale “vjedhje me dhunë”.