Një 35-vjeçar nga Vlora u arrestua orët e vona të së dielës në kryeqytet, pasi figuronte në listën e të kërkuarve për grabitje. Komisariati i Policisë Nr. 2, mbi bazën e informacioneve të marra, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, bëri të mundur kapjen e Gëzim Çerçizit. Prokuroria e Rrethit Vlorë, më datë 7 nëntor 2013, ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit, e cila ka caktuar masën sigurisë “arrest me burg”, për “vjedhje me dhunë”.