Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tiranë, “Gracka” zbulon bandën e 9 grabitjeve me armë dhe dhunë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Tiranë, “Gracka” zbulon bandën e 9 grabitjeve me armë dhe dhunë
Kronike

Tiranë, “Gracka” zbulon bandën e 9 grabitjeve me armë dhe dhunë

redaktor
Published November 23, 2013
Share
SHARE

Operacioni i koduar “Gracka” dokumenton mbi 9 vjedhje me dhunë dhe armë të kryera në Tiranë gjatë muajve tetor-nëntor të këtij viti. Komisariati nr. 2 njoftoi se ndaloi Leonard Doda, 23 vjeç, banues në Institut Bujqësor, Arsid Noka, 23 vjeç, banues në Mamurras, si dhe u bë shpallja në kërkim e Edison Ndreka, 22 vjeç, banues në Mamurras. Mësohet se aktiviteti ushtrohej në zonën e Liqenit Artificial, ku kanë ndodhur edhe shumë vjedhje me dhunë të parave dhe sendeve personale. Grabitjet kanë ndodhur më 9 dhe 14 tetor, si dhe në datat 7, 10, 12, 16, 18 dhe 19 nëntor, nën kërcënimin e armëve, duke u marrë kalimtarëve, shuma valute në euro, lekë, karta bankare, telefona celularë, portofolët, çantat dhe sende të tjera materiale, përfshirë edhe bizhuteritë e floririt. Policia tha se të dëmtuarit janë kryesisht vajza dhe gra të moshuara, që kalonin në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Si prova janë sekuestruar maska, armë, bluza e doreza.

redaktor November 23, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?