Gjyqi ndaj Dritan Dajtit, i akuzuar si autor i masakrës së Durrësit, ka hyrë përfundimisht në një kolaps. Në seancën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Dhoma e Avokatëve i ka dhënë të akuzuarit listën me 100 avokatë shtetërorë, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të zgjedhë njërin prej tyre. Por Dritan Dajti nuk ka pranuar të zgjedhë asnjërin, ndërsa seanca gjyqësore është shtyrë sërish. Dajti akuzohet se vrau në operacion oficerët, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari dhe Saimir Duçkollari.