Komisariati nr. 4 ka identifikuar dhe ndaluar një të mitur që ishte kthyer në tmerrin e vjedhjes së banesave apo lokaleve në seri gjatë muajve nëntor-dhjetor. Gjurmët e tij të gishtrinjve dilnin në të paktën 10 plaçkitje afër qendrës së kryeqytetit. Policia njoftoi se ndaloi G. P., 16 vjeç, si autor të dyshuar. Pesë vjedhje janë kryer në javën e parë dhe të dytë të nëntorit në banesa e lokale, dhe pesë të tjera në dy javët e para të muajit dhjetor të vitit të kaluar, të gjitha banesa.
Hapni shkollat e riedukimit per kete shtrese kriminelesh ne moshe te vogel.
Po per ata hajdutet e ndershem qe po vjedhin nje shtet te gjithe cfare te bejme ?
Apo per ata kemi hapur dyert e parlamentit ?!
Jo s’eshte e sakt ajo qe thashe …kur vjedh banesa quhesh hajdut
kur vjedh nje shtet dhe te ardhmen e ktyre te pashpreseve …te bejne deputet !