Një 40-vjeçar u arrestua dje nga policia e kryeqytetit si hajdut i kartave të kreditit. Ermen Saliu, akuzohet se tre ditë më parë, te stacioni i trenit, i ka vjedhur kartën e kreditit dhe më pas i ka marrë E. B., në bankomat shumën prej 19 mijë lekësh. Po dje u ndaluan nga Seksioni i Kërkimit Leutrim Domi, 23 vjeç, banues në Bathore, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 8 muaj burg për “mashtrim në kredi” dhe Arife Jata, 23 vjeçe, banuese në Pezë, për veprën penale të mashtrimit.
Eshtë shtuar shumë “popullata hajdutomashtruese”!? Bum demografik i imitimit të vlerave saliane!