Tre çiklistët që u denoncuan nga Sekretari i Federatës së Çiklizmit për dhunë fizike dhe kanosje, u morën dje nën akuzë nga policia. Burime zyrtare bënë me dije se Altin Sufa, 28 vjeç, nga Kavaja, Ardit Vorfa, 26 vjeç, nga Shkodra dhe Besmir Banushi, 28 vjeç, nga Vlora, mesditën e së hënës, te “Rruga e Durrësit”, pranë Ministrisë së Arsimit, pas një konflikti të çastit, dyshohet se kanë kanosur Alfred Tahiraj, drejtues i federatës. Hetimi ndaj tyre do bëhet në gjendje të lirë.