Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit arrestoi të kërkuarin Dorian Doçi, 30 vjeç. Burime zyrtare thanë se Interpol Tirana e kishte në listën e saj dhe i riu u lokalizua dje në mëngjes, në afërsi të rrugës “Mine Peza”. Me vendimin e 16 nëntorit 2010, Doçi është dënuar me 7 vjet dhe 6 muaj burgim për veprën penale “trafik ndërkombëtar droge” dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale” nga drejtësia e shtetit italian. Kapja u krye për qëllime ekstradimi.