Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur dy ditë më parë në Kashar. Policia nisi hetimet për autorët dhe konstatoi se shpërthimi kishte ndodhur në oborrin e banesës së M. H., 54 vjeç. Banesa ishte në ndërtim, ku është hedhur një sasi lënde e dyshuar plasëse, ende e papërcaktuar nëse ishte tritol apo artizanale, e cila nuk ka shkaktuar dëme materiale. U gjet një fitil me letër, e cili u dërgua për ekzaminim të mëtejshëm, ndërsa shkak dyshohet pronësia dhe konfliktet në lagje.