Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë nisi dje gjyqi ndaj Begzim Isës, nga Kukësi, i akuzuar për “trafik fëmijësh“, mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”. Sipas prokurorisë, Begzim Isa, nga fshati Orgjost, në mars të vitit 2013, ka tentuar të rrëmbeje fëmijën 7 vjeçar të kushërinjve të tij. Në sallën e gjyqit, i pandehuri mohoi akuzën. Avokati kërkoi të mos pranohet si provë dëshmia e fëmijës 7-vjeçar për shkelje proceduriale, por prokuroria kundërshtoi. Seanca u shty dhe herën tjetër do pyeten prindërit e fëmijës.
bursa bayan escort