Policia e kryeqytetit ka nisur kontrollin në pikat ilegale të tregtimit të kartave telefonike të celularëve. Në gjendje të lirë u mor për hetim F. C., 29 vjeç, pasi në afërsi të “Tregut Çam”, është kapur në flagrancë duke shitur aparate telefona celularë dhe karta numra telefoni të kompanive të ndryshme. Pak orë më pas u kap edhe F. A., 34 vjeç, që iu gjetën karta telefoni celular në emër të personave të tjerë dhe A. A., 54 vjeç, e M. V., 23 vjeç, po për të njëjtën akuzë.