Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tiranë, Nishani me zyrtaren amerikane: Rrezik prishja e marrëdhënieve ndëretnike
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Tiranë, Nishani me zyrtaren amerikane: Rrezik prishja e marrëdhënieve ndëretnike
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

Tiranë, Nishani me zyrtaren amerikane: Rrezik prishja e marrëdhënieve ndëretnike

Dita
Published May 18, 2015
Share
SHARE

Zhvillimet e fundit në rajon kanë qenë pjesë e bisedës së presidentit Nishani  me Nënsekretaren amerikane të Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Dr. Sarah Sewall.

Në njoftimin zyrtar të Presidencës thuhet se gjatë takimit Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë nga prishja e marrëdhënieve ndëretnike.

Duke ritheksuar edhe njëherë qëndrimin e palëkundur të politikës së jashtme të Shqipërisë në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit të Ballkanit Perëndimor, Kreu i Shtetit u shpreh se: “roli dhe prezenca e Shteteve të Bashkuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor mbeten jetësore dhe të pazëvendësueshme”.

Po ashtu Presidenti i Republikës e informoi gjithashtu Nënsekretaren Sewall për angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe adresimin e çështjes së të ashtuquajturve “luftëtarë të huaj të shtetit islamik ISIS/ISIL”, duke u ndalur në: koordinimin mes agjencive të specializuara ligj-zbatuese në Shqipëri; masat e marra për përmirësimin e legjislacionit përkatës; identifikimin dhe adresimin e faktorëve lokalë e socialë në parandalimin e rekrutimit dhe radikalizimit; si dhe në bashkëpunimin me vendet e tjera partnere të rajonit apo edhe më gjerë.

Duke vlerësuar rolin lider të Shteteve të Bashkuara në koalicionin e luftës kundër terrorizmit si dhe partneritetin mes dy vendeve për adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit në nivel lokal dhe global, Kreu i Shtetit shprehu besimin se, bazuar në traditën më të mirë të harmonisë fetare, Samiti i Parë Rajonal që do të zhvillohet në Tiranë, në dy ditët e ardhshme, për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm do të përcaktojë qartë piketat e ardhshme të bashkëpunimit mes aktorëve lokalë, rajonalë dhe globalë si dhe do të përpunojë strategjitë e nevojshme për adresimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Dita May 18, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?