Përleshja me thika në afërsi të Inxhinierisë së Ndërtimit në kryeqytet përfundon me dy të plagosur, njëri prej të cilëve më rëndë. Policia ndaloi mesnatën e së mërkurës të dyshuarin Albi Djepaxhija, 21 vjeç, nga Shkodra, i cili pas sherrit ka goditur me thikë 19-vjeçarin Rixhers M., që ndodhet në spital. Gjatë këtij sherri, Gerald M., 21 vjeç, ka dëmtuar lehtë me sende të forta Aderklajd M., 19 vjeç, por pas shoqërimit u vendos që i dyshuari të hetohej në gjendje të lirë deri në fund të procesit.