Dy përleshje me po kaq të plagosur për motive pronësie dhe të dobëta kanë ndodhur në Tiranë dhe Kavajë 24 orët e fundit. Policia e kryeqytetit ndaloi dje Red Vogli, 26 vjeç dhe shpalli në kërkim Xhers Seitaj, 28 vjeç dhe Enea Çela, 28 vjeç, pasi në rrugën “Kongresi Manastirit”, gjatë një konflikti të çastit, kanë qëlluar me sende të forta Parid Liçin, 23 vjeç, duke e plagosur. Kurse Rraim Abria, 55 vjeç, banues në Golem të Kavajës, u arrestua pasi për motive pronësie ka goditur me thikë Blerim Karaj, 34 vjeç, duke e plagosur.