Një aksident i ndodhur në orët e vona të së premtes pranë fshatit Budull ka lënë të plagosur rëndë dy persona. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të urës së Gjolës.
Makina tip ‘Ford’ me targë AA 043 EX është përplasur me makinën tip ‘Fiat’ me targë AA 701 AR. Për pasojë janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak. Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e tij.