Tjetër alarm për bombë në shkollën 9-vjeçare “1 Qershori” në kryeqytet. Rreth dy javë pas alarmit që rezultoi fals në këtë shkollë, me një nxënës të ndaluar si autor, policia është njoftuar sërish për vendosjen e një bombe në mesditë. Ekspertë të policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur kontrollimin, duke konfirmuar se alarmi ka qenë sërish fals. Policia identifikoi autorin e telefonatës anonime dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa qëllim ka qenë ndërprerja e mësimit.