Dy adoleshentë dhe shoku i tyre u arrestuan pasi u kapën në një skemë plaçkitjesh gati perfekte. Policia e kryeqytetit bëri me dije se arrestoi dje Kreshnik Prenga, 18 vjeç, banues në Laç dhe Taulant Leti, 19 vjeç, banues në Mirditë, të cilët dyshohen se në rrugën “Preng Bib Doda”, i kanë vjedhur çantën një këmbësoreje. Por policia zbuloi se pasi kryenin vjedhjen, të dyshuarit strehoheshin në Selitë tek shtëpia e Albert Shushku, 25 vjeç, që u arrestua si ndihmës dhe i njohur si kontigjent.