Grabitet me armë nga një person i paidentifikuar një dyqan rrobash në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën “Hoxha Tahsim”, në një butik në pronësi të E. Sh., e cila ka denoncuar se nën kërcënimin e një arme pistoletë, një person i paidentifikuar dhe i maskuar i ka marrë shumën 3220 lekë të xhiros ditore. Policia tha se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, kurse dosja i kaloi prokurorisë vendore për veprime të mëtejshme.