Shqipëria është vendi i parë në rajon, nga e cila janë paraqitur më shumë azilkërkues në shtetin suedez. Ky i fundit ka publikuar në faqen e tij zyrtare të emigracionit “Migration sverket”, të dhënat e azilkërkuesve që janë pranuar dhe atyre që u është refuzuar jetesa në Suedi. Nga muaji janar, deri në dhjetor, nga Shqipëria kanë kërkuar azil 1260 qytetarë shqiptarë, prej të cilëve janë pranuar vetëm 18 shtetas, ndërsa 945 janë kthyer. Numrin më të madh të azilkërkuesve pas vendit tonë e mban Serbia me 1160 shtetas dhe 17 pranime.