Rrëmbehet adoleshenti për 500 euro borxh dhe detyrohet të shesë makinën që ta shlyejë atë. Pengmarrja ka ndodhur dy ditë më parë në Tiranë. Policia e Komisariatit nr. 4 ka arrestuar Nuredin Dumani, 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për tentativë vjedhje, si dhe filloi procedimin penal në gjendje të lirë për K. Baho. Mesditën e të dielës, në rrugën “Muhamet Deliu”, në afërsi të zonës së Freskut, në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë rrëmbyer me forcë Bledar Keta, 18 vjeç, të cilin e kanë qëlluar me mjete të forta dhe ma pas e ka marrë forcërisht në automjetin tip “Benz”, me targa AA477CT, duke e dërguar në Shijak në një noter. Autorët, e kanë detyruar forcërisht 18-vjeçarin Bledar Keta të nënshkruajë një akt noterial, për shitjen e një automjeti dhe më pas e kanë lënë të lirë. Për dy bashkëpunëtorët e tjerë është bërë shpallja në kërkim e tyre, ndërkohë që është bërë e mundur arrestimi i menjëhershëm i Nuredin Dumani. Akuza e ngritur është “heqje e paligjshme e lirisë”.
Kjo eshte sigurija TAHIRJANE