Interpol Tirana ekstradoi dje nga Roma Edmir Biçakun, 39 vjeç, nga Lushnja. Gjykata e Rrethit, më 20 prill 2007, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg në mungesë, për veprën penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese në bashkëpunim”. Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, më 6 qershor 2000, në banesën e tij janë gjetur vajzat moldave S. R., dhe A. M., të cilat kanë deklaruar se kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, pasi i kishte blerë Biçaku, me synim që t’i dërgonte në Itali për prostitucion.