Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Tiranë-Shkup, takimi i dy qeverive në qershor
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Tiranë-Shkup, takimi i dy qeverive në qershor
AktualitetLajm i fundit cicerrLajme Flash

Tiranë-Shkup, takimi i dy qeverive në qershor

Dita
Published April 10, 2015
Share
SHARE

Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin qershor. Paralajmërimin e ka bërë ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski.

Ai tha se Shkupi është në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare për caktimin e datës së takimit, ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Po punojmë intensivisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare. Ne para një viti kemi ngritur këtë iniciativë dhe gjatë vizitës time të fundit në Tiranë kam biseduar me homologun tim shqiptar që deri në muajin qershor të realizohet ky takim. Ne kemi propozime për disa marrëveshje që mund të arrihen me Shqipërinë, ndaj presim përgjigjen e tyre”, deklaroi Popovski, raporton TCh.

Përveç mbledhjes me qeverinë e Shqipërisë, kryediplomati maqedonas bëri të ditur se brenda këtij viti një seancë ndërqeveritare pritet të mbahet edhe me Kosovën.

“Ka disa marrëveshje që pritet të firmosen me Kosovën, siç është ajo për mbrojtjen e investimeve dhe për lëvizjen pa pasaporta. Po ashtu pritet të diskutojmë edhe për autostradën Shkup-Prishtinë dhe koston financiare të këtij projekti, si dhe për hapjen e vendkalimit kufitar Stançiç-Bellanoc”, saktësoi Popovski.

Ndërkohë që ende nuk ka caktuar datat për mbajtjen e takimeve ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Kosovën, Maqedonia tashmë ka realizuar dy seanca të përbashkëta qeveritare më Serbinë dhe një me Bullgarinë.

Dita April 10, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?