Tentohet grabitja e një tjetër argjendarie në mes të kryeqytetit, por këtë herë autorët dështuan, megjithëse dyshohet se bëhet fjalë për të njëjtin grup. Vjedhja me dhunë e argjendarisë është mundur të parandalohet në kohë nga policia e Tiranës pasditen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 në rrugën “Luigj Gurakuqi”. Efektivët e policisë të Komisariatit nr. 1 thanë se kanë arrestuar dy persona të cilët kishin planifikuar të kryenin vjedhjen. Policia sekuestroi motorin me të cilin po udhëtonin dy personat, por nuk publikoi emrat e tyre.