Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ekstradoi ditën e djeshme nga Italia, 47-vjeçarin nga Puka, Gjon Kola. Mësohet se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krime të Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale “trafik i lëndëve narkotike” dhe “falsifikim i dokumenteve të identitetit”. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, Gjon Kola iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për izolim në qeli.