Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga 4 persona nga e njëjta familje të cilët u gjetën me një arsenal të rëndë armësh. Personat e vënë në pranga janë Selim Çerpja, Osman Çerpja, Arben Çerpja, vëllezër si dhe babai i tyre, Sali Çerpja.
Sipas bluve të kryeqytetit, gjatë kontrollit të ushtruar në tre banesat e vëllezërve Çerpja u gjetën dhe sekuestruan, 1 pistoletë tip bereta, 700 kapsolla detonative , 1 armë gjahu teke, 1 pushkë , 12 kallëpe tritol, një aparat për shpërthim detonatorësh elektrikë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në këto banesa u gjetën dhe sekuestruan 111 bimë narkotike të llojit kanabis sativa.