“M’i bëni hallall të gjitha shqetësimet që ju kam shkaktuar. Vetëm probleme ju kam hapur. Shihemi në botën tjetër”. Këto kanë qenë fjalët e fundit që 24-vjeçari, Saimir Loca, ka lënë të shkruara për familjen tij, pak minuta para se ti jepte fund jetës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në Tiranë në rrugën “Siri Kodra”. I riu është vetëvarur me shallin e tij në degën e mollës në oborrin e shtëpisë ku jetonte.
Ka qenë babai ai i cili ka gjetur të birin e vdekur ku dhe më pas ka lajmëruar policinë. Letra është gjetur në xhepin e pantallonave.
Viktima jetonte me babain, vëllain e tij nga nëna, njerkën si dhe një tjetër vëlla e motër nga martesa e dytë e të atit.
Në deklarimet e tyre ata u shprehën se Saimiri prej disa ditësh rrinte i mbyllur në vetvete, pasi kishte kohë që ishte i papunë.
Nga veprimet e para të policisë mësohet se akti është kryer në kushtet e gjendjes depresive.
Ja nje njeri i thjeshte, qe vetvritet “nga pendes” i shkreti pa e njohur fare e kam bindjen se gjithe shqetesimet qe i ka sjelle familjes jane dhurate e sistemit te vjedhjes se xhambazevet qe promovojne veten per te vazhduar perpara ne vjedhje. U prhte ne paqe ne boten pa shqetesime e vese
ju lutemi shume mis flisni per gjera qe nuk i dini, dhe mos se lendoni te tjere me keto komente. sepse saimir loca ka qene nje djale i mbrekullueshem dhe nuk ka pase asnje ves. ka qene nje njeri i ndershem dhe i virtytshem deri ne fund te jetes se tij