Tre persona u arrestuan për vjedhje nga Komisariati nr. 2. Artur Joca, 18 vjeç, Elvis Fejzullahi, 18 vjeç, i dënuar disa herë më parë dhe Marlen Gjakova, 19 vjeç, akuzohen për plaçkitje të ndryshme në kryeqytet. Komisariati Kamëz kapi Muharrem Aruçi, 59 vjeç, banues në Nikël, pasi lëvizte me një pistoletë “TT” pa leje. Kurse Kostandin Papa, 55 vjeç, dhe Bledar Vorpsi, 42 vjeç, janë përleshur pas një grindje banale mes tyre tek “Kodra e Diellit”. I fundit u mor nën akuzë Artur L., 43 vjeç, pasi te sheshi “Uillson”, ka kanosur Ali K.