Dhjetera paciente ndodhen aktualisht në depon e farmacise së QSUT duke pritur per “likuidin e dializes”, nje mjekim qe mban gjalle pacientet qe vuajne nga veshkat. Në media flitet shpesh për këtë gjë dhe gjen rëndom tituj si “Skandal, mungon dializa në QSUT”. Por rrallë e shpjegojnë për ata që nuk vuajnë nga veshkat se sa e rrezikshme është kjo mungesë për të sëmurët.
Dializa peritonale është në vetvete një terapi që mund të quhet transplant artificial i veshkave. Pacientët kanë të inkorporuar në pjesën abdominale (pra ne bark) të tyre një tub të vogël përmes të cilit fusin në trup, katër herë në ditë një likuid të veçantë, pothuajse 2 litra në çdo 6-7 orë… Problemi eshte qe kjo terapi nuk ua sheron dot veshkat e shkaterruara. E per kete pasoje, duke qene nje zevendesues i veshkave, ajo zgjat për gjithë jetën dhe shndërrohet në një stil jete po aq i zakonshëm sa edhe rutina e të ushqyerit… Po të bësh llogaritë, duhen të paktën 8 litra të tillë çdo ditë. Pacientët shkojnë dy herë në muaj në farmacinë e spitalit dhe marrin kutitë me lëngun që do u zgjasë të paktën dy javë (edhe transporti i tërë asaj peshe është një stres më vete sidomos për ata pacientë që jetojnë vetëm dhe nuk kanë të afërm që t’i ndihmojnë). Ne nje vend normal, pacientet mund te paguanin nje kuote minimale nga pensioni apo ndihma e tyre dhe ky transport do te duhej te behej nga spitali. Pra pacientet nuk do te ishin te detyruar te shkonin si hamalle cdo dy here ne muaj ne magazinen e spitalit…
Email nga adresa: [email protected]