Tom Hanks asnjëherë nuk ka thënë se Kosova është Serbi dhe as që një ditë do të jetë e tillë. Raportimet e mediave serbe i ka përgënjeshtruar ekskluzivisht zëdhënësja e yllit hollivudian, Leslee Dart, në një intervistë për gazetën kosovare, Koha Ditore”. Ajo ka thënë se lajmi që qarkulloi pak ditë më parë në media është krejt i pavërtetë.
“Ky lajm është krejtësisht një trillim. Tom Hanks asnjëherë nuk e ka thënë këtë. Ju lutem mos shkruani asgjë për këtë, meqë ai asnjëherë nuk e ka thënë një gjë të tillë”, ka thënë ajo, pasi ka mësuar nga gazeta për raportimet e mediave serbe. Por jo vetëm kaq. Pasi gazeta i ka dërguar linkun me versionin anglisht të lajmit që është shpërndarë gjithandej, Dart, nëpërmjet përgjigjeve me e-mail, ka dhënë edhe sqarime shtesë. Ajo po ashtu e ka mohuar lajmin se ylli hollivudian është duke realizuar ndonjë film me Steven Spielbergun për historinë e Izraelit. Mediat serbe kishin raportuar se deklaratën për Kosovën e kishte dhënë në një intervistë për televizionin kabllor amerikan “E”, ku ai raportohej se kishte folur për një dokumentar që trajton fatin e hebrenjve dhe këtu e kishte bërë lidhjen edhe me “dëbimin e serbëve nga Kosova”.
Megjithëkëtë, Hanks nuk do të dalë me ndonjë koment publik për këtë çështje.
“Jo, z. Hanks nuk do ta komentojë këtë. Kjo është plotësisht e pavërtetë. Tom Hanks nuk e ka thënë asnjëherë një gjë të tillë. Dhe as ai, as z. Spielberg nuk janë duke bërë ndonjë film ose dokumentar për historinë e Izraelit”, ka thënë Dart.
“Kjo krejtësisht është një trillim”, ka përsëritur ajo.
Gjatë ditës së martë, nëpër medie serbe gjithandej ka qenë i shpërndarë lajmi me titull “Tom Hanks i mbron serbët: Kosova është Serbi”. Por, askund nuk është parë versioni origjinal i intervistës që thuhet se ai ka dhënë për televizionin kabllor amerikan, “E”. Ueb faqja “theorthodoxchurchi.info”, me seli në Los Angeles që e ka shpërndarë më të madhe këtë artikull, të hënën i kishte thënë “Kohës Ditore” se burimi i këtij artikulli janë mediet serbe.
“E kemi përkthyer nga një burim serb”, kishte thënë George Alexander, nga ky rrjet amerikan e në të cilin shumica e mediave serbe bazohen si burim i parë i informacionit. “Korrespodenti ynë nga Serbia e ka përkthyer për ne. Nuk kemi më shumë detaje, por nëse kemi diçka më shumë do t’ju njoftojmë”, ka shkruar Alexander teksa krejt në fund kishte shtuar: “E dini, Tom Hanks është konvertuar në ortodoks”. / Koha Ditore
iker mor peder laj gojen mire kur flet per shqiptaret pa ditur asgje,pastaj fillo e bej gojore
Ore Tom. Duket se te shkon shume mire roli i qenit dhe i Robinson Crusos. qenke me te vertete akoma ne ishull pa njeri. Turp. Sa pak e njohin historine, qofte edhe te hebrenjeve.
Po ti more idiot nuk e di as ku i bie kosova jo me historine e saj e te ballkanit. Eh c’ben leku, pupthi hidhen njerezit per te.
Te gjitha gazetat e majta pro Rames kane botue kete lajm.Kjo tregon se ky lajm i ka kenaqur te majtet se kuptim tjeter nuk ka botimi i tije
dukesh qe nga kapaciteti je njesoj me plakun tat shpirtoror salen (gomar ti e gomar kush te vuni)
I flet shqiptarja-greko amerikane ne shtrat per ortodoksine, ketij birbo qe qenka veçse burre grash. Na pla-byy o Tom. Edhe ti ne kazanin e plehrave. Nuk je vetem.
E keqja është se fjalët që thonë artistët, që në përgjithësi janë pa inteligjencë, merren seriozisht dhe komentohen gjerësisht.