22-vjetori i krijimit të degës së Partisë Demokratike në Tropojë është festuar sot me pjesëmarrjen e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli.
Kryetarja e Kuvendit ka marrë pjesë në një takim me demokratët tropojanë, para të cilëve ka lartësuar figurën e Berishës. “Ky vend ka ecur përpara për shkak të Sali Berishës. Për shkak të këtij burri, ky komb është transformuar”, tha Topalli.
Nënkryetarja e Partisë Demokratike tha se në zgjedhjet e ardhshme, shqiptarët do ta votojnë atë për premtimet e mbajtura.
“Ne shkojmë drejt zgjedhjeve me premtime të mbajtura. Në mandatin e ardhshëm shqiptarët do të bëjnë të mundur që të heqim pritën e fundit të pabesisë që Edi Rama ka vendosur përpara ëndrrës së shqiptarëve. Ajo është prita e fundit dhe fundosja e njeriut që tenton të pengojë ëndrrën tonë për t’u bashkuar me familjen evropiane”, tha Topalli.
Ndërkohë, nuk dihen arsyet se pse Berisha nuk ka shkuar në vendlindje për të festuar me bashkëqytetarët e tij themelimin e PD-së së këtij rrethi.
Po piçkë thatë e transformoi sa nuk duket
me si vendi im por i ngjashëm me afganistanin
po ti baxhellë ke qenë dhe atë nivel ke e mund
ta kuptoj mendimin tënd