Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi ka organizuar në Pogradec një takim me strukturat e partisë për zgjedhjen e kreut të kësaj partie në këtë qytet .
“Respektuam dhe vlerësuam kërkesën për koalicion që u bë nga Rama publikisht. E pranuam këtë ftesë. Krahu i ashtuquajtur i djathtë as nuk denjoi të dërgonte ftesë. Ne jemi ndarë për parime dhe jo për çështje personale. Ata punojnë për pushtet dhe interesat e tyre, ne për parime. E neveritshme kur partitë politike futen në koalicion për të bërë pazare”, u shpreh Topi duke iu drejtuar të pranishmëve.
Ndërsa, Gazmend Oketa tha se aktualisht kjo parti është në fillesat e koalicionit me Partinë Socialiste ndërkohë që në Korçë FRD është përjashtuar nga PD pa asnjë bazë. “Ndërtimi në parim pra ndërtimi në shtet është parimi ynë. Kodi zgjedhor duhet të respektohet. Do vazhdojmë të zgjedhim kandidatin e duhur për çdo bashki. KQZ fatkeqësisht është një institucion i kontrolluar politikisht, ndërsa Kodi Zgjedhor antikushtetues”, u shpreh Oketa.
Hajde estrade hajde. Keta perfaqesojne te djathten e bejne aleance me te majten se nuk i beri ftese Basha. Po dilni me vete ne zgjedhje se kjo aleance duket qarte qe behet per interesa te ngushta personale. Parimet i ka marre lumi me kohe ne Shqiperi.
sesa perplasje e majte e djathte, gara politike duhet te jete mes kampeve ku secila permbledh politika te djathta e te majta sebashku. Qeverite nuk mund te jene sterile majtas apo djathtas dhe kushdo qe duhet te vije ne pushtet duhet njekohesisht te respektoje psh pritshmerite djathtas per prone dhe stimulim te biznesit por nderkohe duke permbushur disa standarte te mireqenies dhe solidaritetit social. Te gjithe duam pronen dhe pasurine por te gjithe duam qe te mos kete varferi dhe faktore social qe mund te nxisin kriminalitetin. E mesmja e arte eshte sfida ndaj cdo koalicioni dhe per kete, cdo koalicion duhet te kete nen nje cati filozofine e majte dhe te djathte. Me pak fjale, koalicionet nuk duhet te jene te majta apo te djathta por ombrella qe respektojne interesat e mbare tregut elektoral.
Krye tari i Frymës së Re që i vjen goja era Sali dhe Enver…
Ksaj i thon,per inst te sime vjeherr po shkoj e fleje me mullixhine.Kjo dihej qekur u bere president dhe ma vone kur votove per Edi Ramen.
Ksaj i thon,per inat te sime vjeherr po shkoj e fleje me mullixhine.Kjo dihej qekur u bere president dhe ma vone kur votove per Edi Ramen.