Gjatë një takimi në Elbasan me strukturat e Frymës së Re Demokratike, kreu i kësaj force, Bamir Topi, tha se qeveria po bën premtime të reja, ndërkohë që nuk ka mbajtur ato të vjetrat.
Topi u shpreh se maxhoranca aktuale, përpara se t’u bëjë qytetarëve premtime të reja, duhet t’i sqarojë ata për gjithçka që nuk ka realizuar në këto 8 vite. Ai komentoi edhe takimet e kryeministrit me fermerët e zonave të ndryshme, duke lënë në harresë Shkodrën, fushat e së cilës janë përmbytur nga keqadministrimi dhe keqmenaxhimi i qeverisë.
Topi u shpreh u bindur se pas 23 qershorit, FRD do të jetë forcë vendimmarrëse.
“FRD do të arrijë një përfaqësim dinjitoz dhe qytetar në parlamentin e ardhshëm shqiptar,” tha Topi.
BRAVO BAMIR TI JE NGA TA QE MBAN FJALEN ,,,,,,JO SI SALA& CO,,,,,,TI BASHKE ME ATE KALLAMIN E GJATE JENI ATA QE NUK E TRADHETONI JANULLEN ,,,,,,YTTTT PSEUDOATDHETAR I FELLIQUR,,,,,,KE HARRU ME IK EDHE ME I PUTH DOREN JANULLES ME TE DHENE BEKIMIN PER FORMIN E PARTISE ,,,,,,,,!!!!!!!!!!
Perderisa PD me ne krye z.Berisha ka punuar per te arritur dhe plotesuar bindshem pjesen me te madhe te premtimeve te bera gjate viteve atehere pse te mos jete ne gjendje qe te premtoje e te punoje fort edhe per nje mandat te ardhshem? Me duket e drejte dhe maxhoranca bashke me ata qe e drejtojne jane njerezit e duhur per ta drejtuar Shqiperine.
Bamiri eshte ber si Iliri, vete andej nga fryn era! Deri dje na fliste per bemat e Partise Demokratike, na mbushte mendjen ta votonim. Tani e hedh poshte shume lehte, ndonjehere edhe pa baza. Nuk e kuptoj pse duhet te denigrojne kaq shume politikanet tane. Arrijne qe per per interesat e tyre personale t’ia japin voten atij qe kane quajtur tradhtar, imoral….