Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Toponimet greke dhe defektet e regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Analiza > Toponimet greke dhe defektet e regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile
Analiza

Toponimet greke dhe defektet e regjistrit kombëtar të Gjendjes Civile

anazapta
Published January 24, 2013
Share
SHARE

Në lajmet për kthimet në kufi të qytetarëve / fëmijëve shqiptare të lindur në Greqi, më e rëndësishmja, ku unë doja të përqëndrohesha është mos prononcimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Gjëndjes Civile, organizmi kompetent  që qëndron në sy të ciklonit. Si paraqitet situata me regjistrin kombëtar të popullsisë ? Vite më parë filloi  puna për informatizimin e shërbimit të gjëndjes civile , që në përfundim coi në ndërtimin e regjistrit kombëtar të  popullsisë . Pa u futur në  programin e zbatimit të  këtij  projekti , duhet thënë se ishte një lloj pune , e organizuar sic thuhej dikur  me aksion ,  dhe në një terren ku objektivisht vështirësitë ishin të shumta… Më pas u kalua në pajisjen e shtetasve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike …Duhet thënë se firma që merrej me këtë proces njoftoi disa herë qytetarët që të paraqisnin mospërputhjet që mund të kishin me të  dhënat anagrafike… Natyrisht kjo shmangu shumë gabime, por në kushtet kur një pjesë e madhe e shqiptarve ndodheshin në emigracion, kuptohet  se sa ia kishte ngenë një emigrant të vinte posacërisht për këtë gjë në Shqipëri…. Aq më shumë  që një  qytetar mund të paraqitej për të korrigjuar një të dhënë personale të cilën e dinte që I kishte gabim, por nuk mund të dinte se në një regjister tjetër të gjëndjes civile psh. në regjistrin e martesave  , po them 15 vjet më parë mbiemri i tij nuk ishte  Hibraj por  Hibro.

Per ti rënë  shkurt cështjes, duhet thënë se praktika e përditshme vërteton që vetë regjistri përmban pasaktësi të panumërta . Hartuesit apo programuesit e tij nuk kanë arritur të krijojnë një regjistër  që duke qënë se do të informatizohej ,  duhej të ishte absolutisht i saktë . Më kryesorja nuk është arritur të sinkronizohen në një sistem të dhënat anagrafike të mara nga burime të ndryshme  si regjistri akteve të lindjeve, i  gjëndjes familjare, i martesave, i vdekjeve  në  njësitë bashkiake  të komunave   me regjistrat perkatës në  degët e qarqeve. Natyrisht  edhe për efekte të tjera, si nevoja e listës së  zgjedhësve, pajisja e qytetarve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike , rezultati ishte një punë e shpejtë që mbartte shumë defekte.

Këto defekte qytetarët i vuajnë në nevojat e përditshme : psh. duhet të dalësh në pension, por sipas regjistrit të informatizuar të sigurimeve shoqërore, të bazuar në regjistrin e informatizuar të  të dhënave personale mbiemri  juaj Hibraj nuk perputhet me të dhënën e librezës së punës ku mbiemri është  Hibro  – zgjidhja , drejtohu gjykates  për të vërtetuar faktin e identitetit të njejtë.  E njëjta gjë ndodh kur në regjistrin e informatizuar të të dhënave personale mbiemri është Hibraj, por në regjistrin po  të  informatizuar të martesave  që lëshohet nga dega e qarkut mbiemri është Hibro . Po pranojmë  që t’i drejtohesh gjykatës është  një farë zgjidhje, por si i bëhet kur një  emigrant në Itali apo SHBA  do të martohet me një të huaj, do të marrë shtetësine italiane apo  një  tjetër, do të bashkohet me familjen , apo do të  marë vizën hyrëse dhe papritmas mëson se të dhënat e tij personale kanë mospërputhje ; edhe në këto raste zgjidhja është t’i  drejtohesh gjykatës, me pasojë  harxhim shpenzimesh dhe  humbje kohe  minimalisht tremujore  për vendimin e gjykatës .

Duke u kthyer  tek situata e fundit me autoritetet  greke , duhet thënë që  në regjistrin kombëtar të gjëndjes civile vendlindjet/ toponimet greke janë shkruar sipas rregullit të shqiptimit në gjuhën shqipe, p.sh. Selanik, Korfuz, Janine  ne vend te Thessaloniki, Kerkura dhe Ioannina sipas variantit të latinizuar të shqiptimit në  gjuhën greke. Ishte një praktikë e pranuar edhe nga autoritetet greke , por këto të fundit  rreth dy vjet më parë vendosën të kërkojnë aplikimin e variantit të latinizuar  … Zanafilla mund të  ishte përdorimi në regjistrat tanë i  vendlindjes Camëri  për shqiptarët që kishin lindur në fshatrat e ndryshme të Camërise së Greqisë , e cila për autoritetet  greke nuk ekzistonte si toponim. Nga ana tjetër duhet pranuar se grekët  duke qenë  se kanë emigruar shumë më tepër dhe shumë më parë se ne , i kanë kaluar kohë më parë problemet që lidhen me të dhënat anagrafike.  Gjithsesi   janë ata  që e kërkojnë një gjë te tillë  ndërkohe  që autoritetet tona  , të  interesuara për hallet e shtetasve tanë në Greqi, duhet të uleshin për t’i  dhënë  zgjidhje problemit.  Edhe politikanët e PDIU nuk duhet të mjaftoheshin  vetëm me rrufetë politike kundër autoriteteve greke, por të ndërhyrnin  pranë organeve tona që problemi  të zgjidhej , sepse në fund të fundit shqiptarët camë të lindur në Greqi , për shkak të kësaj mospërputhje, ende nuk arrijnë të vizitojnë vendin apo vatrën e tyre të lindjes.

Akoma nuk  ka asgjë zyrtare nga Drejtoria Përgjithshme e Gjëndjes Civile apo nga Ministra jonë e Jashtëme për ndonjë marrëveshje për zgjidhjen e cështjes , për të cilën kujtoj se Ministri yne i Jashtëm premtoi se do të zgjidhej brenda disa muajve. Ndërkohe praktika e përditshme  tregon se Drejtoria e Përgjithshme e Gjëndjes Civile në vënd të masave për zgjidhjen e problemit, përmes udhëzimeve të vecanta , problemin e shkrimit të toponimeve të huaja po e transferon edhe për shtete të tjera p.sh. Itali. Zyrat e gjëndjes civile sidoqë nuk janë kompetente për përkthimin e dokumentave, këmbëngulin që toponimet italiane të shkruhen sipas variantit të shqiptimit në gjuhën tonë . psh. Firenze , Genova, Poggibonsi duhen shkruar  Firence, Xhenova apo Poxhibonsi ; është krijuar një situatë absurde , sepse më parë përdorej varianti i kundërt , aq sa brenda një trungu familjar dy femijë që kanë  lindur në Itali, vendlindja e njërit  në pasaportë  është  Campobasso, ndërsa e tjetrit Kampobaso…Tej  absurdit paraqiten situatat për të shkruar toponime të tilla si Grottaferrata, ku nëpunësja profane e gjëndjes civile , për të zbatuar udhëzimin e Drejtorisë Përgjithshme të Gjëndjes Civile bëhet lëmsh për shkrimin e kësaj fjale sipas variantit të shqiptimit …apo arrrihet  deri aty sa imponohet shkrimi i toponimeve në trajtën e pashquar psh. në vend të Roma apo Padova duhet shkruar Romë dhe Padovë, sepse edhe në gjuhën shqipe emrat e qyteteve Vlora dhe Tirana shkruhen Vlorë dhe Tiranë.

Përfundimisht, pavarësisht pretendimeve të palës greke, problemi i  vërtetë qëndron brenda  Drejtorisë së  Përgjithshme të  Gjëndjes Civile , e cila ka shumë për të korrigjuar në sistemin e informatizuar të regjistrit kombëtar , i cili sic u përpoqa të argumentoj më sipër ka krijuar shumë shqetësime për qytetarët brenda vendit . Zgjidhja e mosmarrëveshjeve me palën greke sipas mendimit tim duhet të shërbej si motiv për permirësim të sistemit . Kuptohet që  kjo nuk është  pa kosto, por më  mirë  koston ta paguaj qeveria, sepse deri më  tani koston e kanë paguar dhe po e paguajnë qytetarët.

anazapta January 24, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
5 Comments
  • EuroMaloku says:
    January 24, 2013 at 3:57 pm

    Shume sakt!
    Kam pare ne nje pasaporte shqiptare te shkruajtur Itali me “i” te vogel.
    Sepse Saliu ka vene ne administrate te gjithe militantet injorante.
    Pres qe edhe keto pasaportat e reja te dalin sa me shpejt nga perdorimi…

    Reply
  • tiku says:
    January 24, 2013 at 4:47 pm

    shume i sakte shkrimi. ne pasaportat shqiptare vendlindja shkruhet ne dy gjuhe, ne te timen psh eshte tirane , tirane (shqip, anglisht) , me beri cudi fakti se ne pasaportat e personave te kthyer nga policia greke(per mendimin tim pa asnje te drejte) , vendlindja ish shkruar thjesh greqi dhe kaq. Ne radhe te pare eshte ministria e jashtme qe duhet te akordohet me palen greke per te lejuar levizjen, dhe aty ku ka per te nderruar passaporten per toponime apo gabime drejtshkrimore duhet te behet urgjentish pa asnje lloj pagesenga ana e qytetarit,

    Reply
    • temi says:
      February 7, 2013 at 7:44 pm

      u be edhe greqia te na gjeje gabime lene mos pyt .. por kane te drejte se ne pas e qunit tim shkruan vendlindja greqi por duhet edhe greece apo jo .

      Reply
  • alekos says:
    June 9, 2013 at 2:20 pm

    gabimet jane te shqiptareve,te punonjesve te korrupsionit te saliut,qe jane te pa afte te bejne perkthimet,une qe po ju shkruaj,jame me p.d. por marreveshja e vitit 1968 e gjenoves,thote qe emrat nuke duhet te ndryshojne.dhe keshtu per mos zbatmin e ligjeve te emrave do te votohet RILINDJA.

    Reply
  • alekos says:
    June 9, 2013 at 2:21 pm

    RREGULLONI GABIMET SE DO HUMBISNI ME MIJERA VOTA TE P.D.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?