Avokati i Popullit, Igli Totozani, priti sot në zyrën e tij kryetarin në detyrë të OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton. Temë e diskutimit ishte bashkëpunimi mes OSBE dhe institucionit të Avokatit të Popullit, të cilin Totozani e vlerësoi si të frytshëm.
“Ne përfaqësojmë dy institucione bashkëpunuese në shumë fusha, si p.sh. aftësia e kufizuar, komuniteti LGBT, të drejtat e minoriteteve etj. Njohim, vlerësojmë dhe falënderojmë OSBE-në për kontributin e saj në Shqipëri për zhvillimin dhe forcimin e të drejtave të njeriut në mentalitetin e shoqërisë sonë. Zyrtarisht dua të theksoj se institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë gjithnjë në krah të OSBE”, tha Totozani.
Ndërsa Wilton vlerësoi punën dhe bashkëpunimin që institucioni i Avokatit të Popullit ka pasur me prezencën e OSBE-së në Shqipëri dhe u shpreh i bindur për suksesin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.
“Vizioni im për Prezencën e OSBE-së në Shqipëri është që ajo të punojë në partneritet dhe në mbështetje të institucioneve shqiptare dhe popullit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe në realizimin e aspiratave të tyre për të qenë një shoqëri demokratike. Roli, forca dhe efikasiteti i Avokatit të Popullit si një institucion qendror dhe i pavarur është thelbësor për statusin e Shqipërisë, si një demokraci moderne dhe funksionale. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka qenë aktive në një sërë fushash, që lidhen me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe me lirinë e medias në partneritet me institucionin e Avokatit të Popullit. Unë jam shumë krenar këtë punë, jam shumë krenar për bashkëpunimin tonë dhe shpresoj që të vazhdojmë po kështu edhe në të ardhmen”, tha ai.
Bravo Totozani ! _-Po tregon se eshte me te vertete avokat I popullit –I dhemshur dhe me integritet
Te lumte !
E justifikon plotesisht emrin e punes qe I eshte ngarkuar