Goditet organizata kriminale e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe prostitucionit me veprimtari në 4 shtete. Mes 7 të arrestuarve në Shqipëri edhe vëllai i kryebashkiakut të Rroskovecit, Eugen Çaushi, i cili është akuzuar edhe për dhunë barbare në zgjedhjet e 23 qershorit ndaj kandidatit të FRD-së në Fier, Mit’hat Hoxha, ndërsa u lirua pas arrestimit më 12 qershorin e kaluar. Të ndaluarit e operacionit të koduar “Tempesta”, (Stuhia), janë dy nga Vlora, dy nga Fieri dhe 3 nga Tirana. Ndërkohë që mësohet se edhe në disa rajone të Italisë përgjatë një jave janë zhvilluar operacione për goditjen e këtij rrjeti, duke arrestuar të paktën 23 persona të tjerë. Pikërisht të premten e kaluar, kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi, firmosi një marrëveshje për operacione të përbashkëta në Romë me homologun Pansa.
Aksioni “Tempesta”
Operacioni është zhvilluar nga Policia e Shtetit, mbi bazën e një urdhri-arresti të ardhur në bllok për 7 të dyshuarit më datën 27 janar. Urdhri është përcjell nga Interpoli dhe Prokuroria për në polici dhe në fshehtësi të plotë është zhvilluar aksioni që zgjati 24 orë në tre qytete të vendit, aksi Vlorë-Fier-Tiranë. Mësohet se ka pasur edhe përpjekje për dekonspirim të këtij operacioni, pasi dy prej anëtarëve nuk u kapën në banesat e tyre, por në përpjekje për t’u arratisur. Këtij hetimi mësohet se i janë bashkuar autoritetet italiane, greke dhe rumune, që kishin objekt rekrutimin e vajzave të reja nga Lindja dhe më pas trafikimi në Itali për prostitucion, ose trafiku i drogës. Në pranga kanë rënë për qëllime ekstradimi, të dyshuarit Igli Metushi, 21 vjeç dhe Gazmir Shkurtaj, 27 vjeç, nga Vlora, që akuzohen për trafik droge marijuanë, Daniel Lika, 28 vjeç dhe Eduarto Hoxha, 37 vjeç, nga Fieri, për prostitucion dhe drogë. Kreshnik Bendo, 24 vjeç, Eugen Çaushi, 30 vjeç dhe Edër Dorzi, 32 vjeç, nga Tirana, për shfrytëzim prostitucioni. Banda vepronte si grup i organizuar kriminal.
Vëllai i kryebashkiakut
Burime policore thanë se Eugen Çaushi është me origjinë nga Rroskoveci dhe i zhvendosur me banim në Tiranë. Ai është vëllai i kryebashkiakut të Rroskovecit, Gëzim Çaushi, i zgjedhur më 8 maj 2011, nën siglën e Partisë Demokratike. Emri i Eugen Çaushit del në skenë më 12 qershor të vitit të kaluar, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit. Policia e arreston si të dyshuarin kryesor të dhunës barbare të ushtruar orët e vona të natës ndaj kandidatit për deputet të listës së Frymës së Re Demokratike për Fierin, Mit’hat Hoxha, 50 vjeç, i njohur edhe si biznesmen. I dëmtuari denoncoi se ishin tre vetë që e sulmuan dhe ai kishte njohur pikërisht Çaushin që dhe u arrestua, kurse sulmi u konsiderua politik. Policia mohoi që motivi të ishte politik, por nuk dha asnjë shkak për këtë ngjarje. Çaushi lirohet më vonë në rrethana të panjohura publikisht prej gjykatës, edhe pse akuza ishte plagosje e rëndë. Hoxha qëndroi për shumë ditë në spital me fraktura të rënda në trup dhe kokë.
Operacioni, 30 të arrestuar në katër vende, grupi i Milanos me femra, i Firences me drogë
Në kuadër të këtij operacioni, i cili është zhvilluar njëkohësisht në Shqipëri, Itali, Greqi dhe Rumani, mësohet se u bë i mundur ekzekutimi i urdhër arresteve për 30 persona, pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra-tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë. Ky operacion është zhvilluar në kuadër të një hetimi të koordinuar nga Prokuroria e Milanos. Në kuadër të këtyre hetimeve u mundësua zbardhja e mekanizmit të veprimtarisë kriminale të zhvilluar nga këto dy grupe kriminale në kontrollin e aktivitetit të prostitucionit dhe në ripërdorimin e të ardhurave të përftuara në blerjen e narkotikëve, si dhe u identifikuan në Greqi dhe Shqipëri, përgjegjësit e dërgesave të narkotikëve. Të arrestuarit në Shqipëri do të ekstradohen dhe rrezikojnë nga 20-30 vite burgim.
“Të arrestuarit në Shqipëri do të ekstradohen dhe rrezikojnë nga 20-30 vite burgim”
Amin!
Prit tani kur te dale bisha,dhe te çirret se po arrestohen militantet e pafajshem te PD-se.Ose do nxjerre Paloqken te pellase.
Cpo behet kshu or miq!Brenda nje kohe relativisht te shkurter ,po shperthen “vullkani” i fjetur i krimineleve me te rezikshem e aq te organizuar qe jo vetem prostitucion e vjedhje maremendeshe rimbursimesh por edhe egzekutime makabre mafjoze te porositura ! Po del ne siperfaqe llumi e kalbesira e fshehur kto 23 vjet poskomuniste me ter shemtimin dhe eren e saj te qelbur njerzish te qelbur!Shyqyr me ne fund po shohim realitetin ,po shofim fytyra po shohim emra ,fal policis qe me ne fund po ben punen! Jemi vetem ne fillim e kushedi cdo shikojm e do na cojn gjurmet e veprave te tyre! Vrases te pameshirshem pa ideale e moral ku morali e ideali tyre esht pasurimi me cdo cmim ! Vellai kryebashkiakut !!! Mos u cudisni sa vllezer e miq me te medhej fshihen pas ktyre krimineleve e banditeve te cdo lloji !GJith ky korupsion,hajni,e tradhti shpresojm te mar pamje e skelet qe te behet i prekshem e te dergjet ne eresiren e burgut me te eger qe ti kthehet me ne fund ktij Vendi, qetesia drejtesia e siguria !!!! Germo pra Saimir se sado qe u munduan te nenvletsojn ate cka ke nisur ata qe jan vet te zhytur ne kte kalbesir ,me kto qe po tregon ne na jep shpresa te medha………
Të gjithë kryebashkiakët dhe komunaret e pd,janë zgjedhur nën presionin e grupeve kriminale si ky i rroskovecit! Shqipëria ne bastionet e pd komandohet nga krimi shumeformësh. Shqipëria ështe qelbur ne krim. Qelbesirat e krimit shqiptar si ky caushi kanë ndotur dhe europën. Ushtare të armates kriminale te sociopatit sali shpellar berisha!? Ja ç’janë këto monstra?
Edhe te majtet nuk mbeten pas, ndaj mos i hap petet byrekut. Eshte nje fenomen qe ndodh rendomte ne qytete te dores se dyte dhe te trete, ku votohet fisçe dhe fiton gjithmone fisi me i forte.
Juve qe komentoni kot nuk njifni asnje e flisni pa lidhje mos i merni te gjitha deklarat e policis te verteta
banda teroriste berishiane eshte shume e rezikshme dhe emadhe dhe ju te nderuare qeveritare te rilindjes nuk mundete te hyni dote ne te ne tropojne gjakatare se ata kane mbeshtetjen e trashgimtarite argita dhe ilir kadaifit kryemadhite po kapni keta injorantere nga jugu kure krimi teroriste i reziksheme eshte te trusti i geshtenjave
Nuk e di kush eshte me e rende per nje person ne politike : Te kesh vellain te akuzuar per droge e prostitucion, apo te kesh djalin ne burg per vrasje. Kushdo ka mendimin e tij por mua me duket me e rende kjo e djalit per vrasje.
Me ne fund po duket drita ne fund te tunelit .. keshtu vazhdoni se perkrahje e popullit do ta keni gjithmone .. pastrojeni vendiin nga keta felliqesira vrases trafikante dhe njerez pa asnje sensei moral.. te cilet na e kane ndyre e perdhosur emrin e shqiptari… me besoni vellezer une punoj ne nje vend europian dhe nuk guxoj te them se jam shqiptare se njerzit menjehere largohen sikur te kish zgjeben..i hidhur po ky eshte imazhi qe kemi. Ne boten perendimore
Kjo eshte dhurate per Eduard Halimin qe na cel neper tv per ta na reklamuar “skenarin ukrainas” dhe per sherfin e tij qe ka lene te lulezoje krimi gjate qeverisjes te pd-s.
INTERESANT DO TE JETE KOMENTI I SHPELLARIT sali berisha PER KETE RAST, A DO TA POLITIZOI AI NE facebook E TIJ ?
Ne parlament deputetja socialiste L. XH ka te birin ne burg per vrasje e keta masturbohen kot me te vellane e arrestuar te Kryebashkiakut te Roskovecit.
Firei si “lavatriçe” krimi me suport politik… ka ende…kriminele qe “livadhisin” ne Tirane e Durres…
uu me rent nje pik mua per ju qe shqetesoheni per ata qe jan kapur;mos u shqetesoni shum per njerzit qe nuk i njifni fare e u keqen shikoni familjen tuaj se ata qe u kapen kan dale qe te ter te pafajshem se ishin t pa fajshem