Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Trafikoi tre të mitura, prokuroria kërkon 20 vjet burg për tutorin
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Trafikoi tre të mitura, prokuroria kërkon 20 vjet burg për tutorin
KronikeLajm i fundit cicerrLajme Flash

Trafikoi tre të mitura, prokuroria kërkon 20 vjet burg për tutorin

redaktor
Published June 2, 2015
Share
SHARE

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon 20 vjet burg për Xhevahir Osja, i cili akuzohet për shfrytëzim prostitucioni për tre vajza të mitura në qytetin e Shkodrës.

Burime zyrtare të Prokurorisë bëjnë të ditur se Osja ka gjetur vajzat, i ka studiuar, i ka joshur me pretekstin e gjetjes së klientelës, u ka gjetur klientët dhe i ka marr paratë e përftuara nga ushtrimi i prostitucionit.

Bëhet fjalë për tre vajza, B. M, F.K, dhe G. B të cilat janë rekrutuar nga i pandehuri, me pretendimin se do i ndihmonte të gjenin mjete të përshtatshme jetese.

G.B, ka qënë banore e qytetit të Shkodrës në një banesë me qera dhe është njohur me Osjan në rrethana shoqërore. Kjo shtetase për shkak të marrëdhënieve jo të mira me familjen e saj është detyruar të largohet nga banesa e saj duke u strehuar me qera. Kjo shtetase ka ushtruar prostitucion për disa kohe me radhë ku fillimisht ka ushtruar prostitucion për të dënuarën Agime Likaj. Më pas e dëmtuara G.B është shkëputur nga e dënuara Agime Likaj dhe ka rënë në kontakt me të pandehurin Xhevahir Osja. Duke përfituar nga njohja e tyre e mëparëshme i pandehuri ka ditur gjendjen e të dëmtuarës si dhe punën me të cilën merrej ajo. Së bashku me G.B ka qënë dhe F.K, shtetase rome dhe B.M.

F. K rezulton të jetë e braktisur nga familja e saj dhe nuk ka patur një vend të saktë në të cilin të jetonte. Ajo ka qënë strehuar më parë tek Agime Likaj, vend nga i cili është larguar së bashku me G.B. Edhe e dëmtuara F.K. ka ushtruar prostitucion duke qënë e trafikuar nga shtetasja Agime Likaj. Ka qënë e dëmtuara G.B. personi që e ka njohur dhe e ka prezantuara të dëmtuarën F.K. me të pandehurin Osja.

Të dëmtuarat përfaqësojnë tre të mitura duke marrë parasysh të dhënat e gjendjes civile për moshën e tyre, ndaj Osja akuzohet për ‘Tarfikim të të miturve’.

redaktor June 2, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?